Festimi i pahijshëm i Simeone, UEFA e gjobitë rëndë atë

08:32 | 08 Mars 2019

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, është dënuar nga UEFA për festën e pahijshme në fitorën kundër Juventusit në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Atletico kishte fituar 2-0 ndaj Juventusit para tifozëve të vet dhe Simeone kishte festuar në mënyrë të pahijshme pas golit të dytë, përcjell ORAinfo.

UEFA ka konfirmuar se Simeone është gjobitur me 20 mijë euro.

Atletico Madrid gjithashtu janë gjobitur 38 mijë euro pasi fansat e klubit kishin hedhur kundërshtuar në fushë dhe kishin bllokuar aksesin në shkallët gjatë lojës. /ORAinfo/

Komento: