Festivali që do ta shfaqë filmin e nënës nga Gjakova, protestojnë serbët – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Festivali që do ta shfaqë filmin e nënës nga Gjakova, protestojnë serbët

19:52 | 29 Maj 2019

Serbët po protestojnë kundër festivalit që do ta shfaqë filmin e nënës nga Gjakova.

Sot në Beograd fillon festivali “Mirëdita – Doberdan”, e kjo i ka zhvendosur qytetarët e kryeqytetit të Serbisë në rrugë për të protestuar kundër këtij festivali.

Arsyeja e protestës së serbëve është prezenca e artit nga Republika e Kosovës atje.

Protestuesit kanë thënë se nuk janë kundër paraqitjes së kulturës shqiptare, por nuk pranojnë që ajo të bëhet në emër të shtetit të Kosovës.

Festivali “Mirëdita – Doberdan” organizohet përvjet nga disa organizata joqeveritare nga Kosova dhe Serbia.

Këtë vit është planifikuar që në festival të shfaqet filmi i nënës nga Gjakova, Ferdonije Qerkezi, që i janë marrë katër djem dhe burri nga forcat serbe gjatë luftës.

Komento: