”Festo me zemër, jo me armë”, nesër në Merdare aktivitet me mërgimtarët

16:13 | 24 Korrik 2023
”festo-me-zemer,-jo-me-arme”,-neser-ne-merdare-aktivitet-me-mergimtaret

Nesër në Merdare do të mbahet aktivitet me mërgimtarët për fushatën: ”Festo me zemër, jo me armë”

Në kuadër të aktiviteteve për fushatën vetëdijësuese, që është duke e organizuar Ministria e Punëve të Brendshme, kundër të shtënave festive:” Festo me zemër jo me Armë”, nesër do të mbahet aktiviteti i radhës me mërgimtarët që vijnë në Kosovë, përmes pikës së kalimit kufitarë në Merdare.

Në këtë aktivitet do të ketë diskutim të hapur ndërmjet Koordinatorit Nacional për Armët e Vogla dhe të Lehta, njëherit zëvendësministër i Punëve të Brendshme, z. Blerim Gashani dhe mërgimtarëve.

Aktiviteti mbahet nesër më 25.07.2023 dhe fillon në ora 10:00, në pikën e kalimit kufitar në Merdarë, Podujevë. Pas aktivitetit do të ketë prononcime për media.

Komento: