
Stefano Pioli ka komentuar ndeshjen ndaj Inter.
Trajneri i skuadrës së Milan, Stefano Pioli ka dhënë komentet e tij pas fitores ndaj Inter, dhe ka shprehur gëzimin e tij të madh.
Pioli foli edhe për festimin e tij pas golit të dytë dhe tha se ka qeshur shumë kur ka parë pamjet e vrapimit të tij.

“Unë qesha kur pash vrapimin tim. Nuk duket mirë. Por, gëzimi ishte shumë i madh, djemtë e mi treguan shpirt dhe shkuan përtej limiteve”, ka thënë Pioli, transmeton lajmi.net.
“Kemi të njëjtat pikë në këtë pikë sezoni sikur sezonin e kaluar, kështu që e dimë se kemi shumë për të bërë. Iu thash lojtarëve se duhet vazhduar të besojmë në vete”, shtoi trajneri italian.
Skuadrës së Piolit fitoren ia siguroi dy-golëshi i Olivier Giroud, në një sekuencë loje prej tre minutave.