Fetahu i PDK-së: Dy pagesa në vlerë 33,558 euro janë ekzekutuar nga Thesari i Komunës së Podujevës në kategori të gabuar – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Fetahu i PDK-së: Dy pagesa në vlerë 33,558 euro janë ekzekutuar nga Thesari i Komunës së Podujevës në kategori të gabuar

10:37 | 27 Tetor 2020

Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovë, Naim Fetahu ka thënë sot se dy pagesa në vlerë 33.558 euro janë ekzekutuar nga Thesari i Komunës së Podujevës në kategori të gabuar.

Fetahu në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se ky është vetëm një nga rastet që auditori ka zbuluar në lidhje me keq-menaxhimet në Komunën e Podujevës.

Lexoni të plotë postimin e Fetahut:

Dy pagesa në vlerë 33.558 euro janë ekzekutuar nga Thesari i Komunës së Podujevës në kategori të gabuar.

Vlera 31.128 euro është paguar nga kategoria e investimeve kapitale për kompensimin e pagave të një punëtoreje të arsimit, të larguar nga puna PA bazë ligjore.

Si dhe vlera 2.430 euro është paguar nga kategoria e mallrave dhe shërbimeve për kompensimin e tri pagave jubilare me rastin e pensionimit. Kjo ka ndodhë sepse komuna, e para, ka larguar nga puna një punëtore të arsimit pa bazë ligjore.

E dyta, nuk ka planifikuar mjete të mjaftueshme në kategorinë e pagave. Kjo është përgjegjësi direkte e kryetarit të komunës që të siguroj se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që shpenzimet të planifikohen në ndarjet adekuate të buxhetit.

Ky është vetëm një nga rastet që auditori ka zbuluar në lidhje me keq-menaxhimet në Komunën e Podujevës, e të cilat do t’ua bëjmë publike llapjanëve një nga një. Mjaftë më”.

Komento: