Formacionet zyrtare, Feyenoord – Roma: Mourinho i beson sulmin Abrahamit dhe Dyablas.
Roma do të luajë si mysafir i Feyenoordit në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Evropës.
Këto skuadra u takuan në finalen e Ligës së Konferencës sezonin e kaluar në Tiranë, që u fitua 1-0 nga Giallorossët falë golit të Nicolo Zaniolo.
Jose Mourinhu ia ka besuar sulmin treshes Tammy Abrahamin, Lorenzo Pellegrini dhe Paulo Dybala.
Feyenoord i mungon Quinten Timber, por mbështetet te sulmuesit Santiago Gimenez dhe Alireza Jahanbakhsh.
Holandezët janë në krye të Eredivisie dhe nuk kanë qenë në çerekfinalet e Ligës së Evropës që nga viti 2002.
Feyenoord: Bijlow; Geertruida, Trauner, Hancko, Hartman; Kokcu, Szymanski, Wieffer; Jahanbakhsh, Gimenez, Idrissi.
Roma: Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Zaleëski, Cristante, Matic, Spinazzola; Pellegrini, Dybala; Abraham.