Këta janë zyrtarët e ndeshjeve të javës së 32-të në Superligën e Kosovës.
Federata e Futbollit të Kosovës ka caktuar gjyqtarët për xhiron e 32-të të Superligës së Kosovës.
Elita e futbollit kosovar ka hyrë në fazën finale të sezonit, ku kanë mbetur edhe dy xhiro për të zhvilluar.
Ditën e mërkurë, zhvillohen pjesa më e madhe e ndeshjeve, ku kryesorja është ajo mes Gjilanit dhe Ballkanit.
Në stadiumin ‘Agim Ramadani’ në Gjilan, luhet derbi që do t’i hap rrugë të madhe rrjedhës për titull në xhiron e fundit.
Kjo ndeshje do të gjykohet nga Tefik Maloko, ndërsa ndihmësit e tij do të jenë Fatlum Berisha, Besnik Morina dhe Erduan Baliqi.
Listën e plotë të ndeshjeve dhe caktimin e gjyqtarëve i gjeni në pjesën e mëposhtme: