FFK dënon rëndë futbollistin, pas gjestit të turpshëm

15:13 | 27 Prill 2019

FFK e dënon rëndë futbollistin.

Besart Veseli është dënuar me një vit mos lojë nga FFK.

Gjatë ndeshjes Vushtrria – Fushë Koosva, futbollisti vendas, Besart Veseli kishte sulmuar lojtarin kundërshtar duke e goditur dhe sulmuar pa top.

Ky gjest i pahijshëm dhe aspak sportiv, ka bërë që Komisioni Disiplinor i FFK-së ta dënojë atë me një vit mos lojë.

Njoftimi i plotë i FFK-së:

“BESART VESELI; lojtar i klubit të futbollit “VUSHTRRIA“ nga Vushtrria me numër të ID kartelës; 003130M92 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 7, në procedurë disiplinore të pezullimit nga mbledhja e kaluar komisionit për ndëshkim me karton të kuq dhe sulm fizik në lojtarin kundërshtar- goditje dhe shkelmim pa top të lojtarit kundërshtar derisa ky ishte i shtrirë për toke në ndeshjen e javës së; XXV-të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VUSHTRRIA – F.KOSOVA e zhvilluar me datë 21.04.2019 në stadiumin “Ferki Aliu “në Vushtrri . (raportet e zyrtarëve nga ndeshja si dhe inçizimet televizive nga ndeshja e zhvilluar në Vushtrri). Bazuar në nenin 43 paragrafi 1 pika 2.; DËNOHET; me ndalesë loje për; 12 muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare vijuese të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës”.

Komento: