FFK-ja ka një njoftim të rëndësishëm për ata që kanë blerë biletat online

14:58 | 24 Mars 2019

Para ndeshjes mes Kosovës dhe Bullgarisë, FFK-ja ka edhe një tjetër njoftim.

Federata e Futbollit të Kosovës ka lëshuar një njoftim shumë të rëndësishëm për tifozët.
Ky njoftim vlen për të gjithë ata tifozë që kanë blerë biletat në platformën online, përmes ‘tiks.app’.

FFK ka njoftuar rreth shtypjes së biletës, dhe formës se si duhet të kryhet kjo procedurë, që të mos paraqiten probleme.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell njoftimin e plotë të FFK për këtë çështje.

24 mars, 2019 – Federata e Futbollit e Kosovës njofton të gjithë qytetarët që kanë blerë bileta online për ndeshjen Kosovë – Bullgari, se duhet ta shtypin biletën në versionin bardhezi. Bileta e shtypur duhet të jetë e pastër dhe teksti e kodet duhet të jenë të lexueshme në mënyrë që poseduesi i biletës të mos ketë probleme gjatë hyrjes në stadium. Pra, çdo posedues i biletës duhet ta ketë parasysh që ajo të mos jetë e dëmtuar.

Komento: