FFK-ja mbyll kampionatet, këto janë vendimet.
Federata e Futbollit e Kosovës ka marrë vendim për të mbyllur edicionin 2019/20 për Ligën e Parë, Ligën e Dytë, Ligën e Tretë dhe grup-moshat.
Komiteti ekzekutiv ka vlerësuar se kompletimi i sezonit për këto kategori është shumë i vështirë, duke parë situatën pandemike.
Lajmi është bërë i ditur nga burime të besueshme të gazetës “Olle” brenda institucionit drejtues të futbollit kosovar.
Besa dhe Arbëria pritet të inkuadrohen në Superligë, ndërsa nga Liga e Parë nuk do të bjerë asnjë skuadër.
Brenda pak minutave Federata e Futbollit e Kosovës do të dalë me një njoftim për të konfirmuar vendimet.