FFK paralajmëron shikuesit, nëse ndodh kjo do të ndëshkoheni

15:02 | 25 Mars 2019

Kosova dhe Danimarka do të luajnë sonte në kuadër të ndeshjes eliminatore ‘Euro 2020’.

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka paralajmëruar masa dhe ndëshkime të rënda për çdo tifoz i cili i kalon rrethojat dhe futet në fushë gjatë ndeshjes hapëse të Kosovës kundër Bullgarisë në kualifikime për Kampionat Evropian sot në “Fadil Vokrri”.

Paralajmërimi i organit qeverisës së futbollit kosovar vjen pas incidentit të së enjtes në ndeshjen miqësore dhe verdhekaltërve dhe Danimarkës, kur një tifoz u fut në fushë për ta përqafuar Christian Eriksenin.

Pas tij ishte futur edhe një tifoz tjetër, i cili u largua shpejtë falë reagimit të portierit Sami Ujkani.

Kosova do të debutojë në kualifikime për Kampionatin Evropian sot si nikoqire e Bullgarisë, në ndeshjen e saj të parë në Grupin A, ku bëjnë pjesë edhe Anglia, Republika e Çekisë dhe Mali i Zi. Ndeshja nis në orën 20:45.

FFK-ja paralajmëron se futja në fushën e lojës vlerësohet vepër penale, derisa i fton tifozët të përkrahin fuqishëm Kombëtaren.

“Federata e Futbollit e Kosovës fton të gjithë shikuesit në stadium që gjatë ndeshjes së sotme ta përkrahin Kombëtaren e Kosovës fuqishëm dhe me dinjitet, por në asnjë rrethanë të mos bëjnë veprime që janë të kundërligjshme, siç ishte rasti në ndeshjen miqësore kundër Danimarkës, kur dy shikues i kaluan rrethojat dhe u futën në fushën e gjelbër.

FFK u bën me dije shikuesve se çdo kalim i rrethojave dhe hyrje në fushë konsiderohet vepër penale dhe do të jetë i ndëshkueshëm në bazë të Ligjit për parandalimin e dhunës dhe Ligjit kundër huliganizmit dhe dukurive tjera negative në sport”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Komento: