Fidan shkon për vizitën në BIK, Tërrnava i shpreh “falënderim të jashtëzakonshëm” për Xhaminë Qendrore

17:35 | 06 Shtator 2024
fidan-shkon-per-viziten-ne-bik,-terrnava-i-shpreh-“falenderim-te-jashtezakonshem”-per-xhamine-qendrore

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan, i cili sot gjatë ditës qëndroi për vizitë zyrtare në Kosovë.

Fillimisht Myftiu Tërnava i uroi mirëseardhje ministrit në institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës, e më pas e falënderoi “atë dhe nëpërmes tij Qeverinë dhe popullin turk për përkrahjen dhe ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë për vendin tonë, e posaçërisht për institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës”.

Siç njofton BIK, Myftiu Tërnava më pas e njohu ministrin Fidan për bashkëpunimin e mirë që ka Bashkësia Islame me DIJANET-in turk, Drejtorinë e Përgjithshme të Vakëfeve, TIKA-n, dhe me organizatat e tjera.

Ai në veçanti përmendi “ndihmat dhe përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë DIJANET-i, e si kurorëzim të këtyre veçoi ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë”, për të cilën Myftiu Tërnava shprehu “një falënderim të jashtëzakonshëm”

Nga ana e tij, ministri Fidan, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen e ngrohtë dhe përgëzoi atë për arritjet në ngritjen e infrastrukturës së Bashkësisë Islame, ruajtjen e trashëgimisë kulturore islame dhe kontributin në ndërtimin e kohezionit social, duke u shprehur se “jemi të përkushtuar të vazhdojmë të përkrahim Kosovën”./Express/

 

 

 

Komento: