FIFA gëzon Kombëtaren e Kosovës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

FIFA gëzon Kombëtaren e Kosovës

11:42 | 07 Shkurt 2019

Lojërat e mira të Kosovës e kanë ngritur edhe në ranglistën e FIFA-s.

Përfaqësuesja e Kosovës ka përparuar në renditjen më të re të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit
Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) e ka publikuar sot renditjen e re të Kombëtareve, shkruan Express.

Përfaqësuesja e Kosovës ka përparuar për një pozitë në këtë renditje.

“Dardanët” e shohin veten në pozitën e 130-të, ndërsa muajin e kaluar ishin në atë të 131-të.

Verdhekaltrit kanë 1113 pikë, ndërsa gjenden përpara Letonisë dhe prapa Malaëit.

Kosova pati paraqitje brilante në vitin 2018, të cilin e mbylli pa humbje dhe me këtë rast regjistroi një ngritje të madhe në renditjen e FIFA-s.

Komento: