
Cristiano Ronaldo nuk është paraqitur në cermoninë e ndarjes së çmimeve individuale nga FIFA në Milano.
Ronaldo ishte i nominuar për çmimin e lojtarit më të mirë të vitit, por ai nuk udhëtoi fare drejt Milanos.
Arsye për mungesën e tij mund të jetë edhe një dëmtim që lojtari ka pësuar, për të cilin së fundmi ka njoftuar trajneri i Juventus, Maurizio Sarri, raporton lajmi.
Duket se mungesa e Ronaldos i ka lënë me hatër FIFA-n, pasi moderatori i ceremonisë nuk i ka përmendur fare emrin yllit portugez, në emërimin e formacionit të vitit, edhe pse portugezi ishte pjesë e formacionit.
Ky moment mund të ketë qenë vetëm rastësi, por emri i portugezit nuk është përmendur.
Kujtojmë se në këtë ceremoni, Lionel Messi u shpall lojtari më i mirë i vitit.