FIFA ia jep lajmin e madh Kosovës, katastrofë për Shqipërinë

23:22 | 14 Qershor 2019

FIFA,ka zbuluar rang-listën e shteteve për muajin qershor.

Fitorja 2-0 me Moldavinë në “Elbasan Arena” nuk i ka shërbyer Shqipërisë për të përmirësuar pozitën e saj në renditjen e përgjithshme të FIFA-s për muajin qershor.

Kuqezinjtë kanë humbur 4 vende, duke zbritur nga pozicioni i 62-të në të 66-in, ndikuar nga fakti që koeficienti i fitores me Moldavinë nuk i ka dhuruar pikët e mjaftueshme formacionit të Rejas (humbi pikë me Islandën), teksa ekipe te tjera si Mali, Bregu i Fildishtë apo Bolivia janë ngjitur në renditje.

Ndërkohë përfaqësuesja e Kosovës, e cila ka një seri të jashtëzakonshme prej 14 ndeshjeve pa humbje, është ngjitur 6 pozicione në renditjen e re të FIFA-s.

Barazimi me Malin e Zi në Podgoricë. “Dardanët” renditen në vendin e 121-të të FIFA-s, që duke arritur pozicionin më të lart që prej anëtarësimit në FIFA në maj të vitit 2016.

Komento: