FIFA ka një lajm të keq për Shqipërinë

11:50 | 04 April 2019

Shtëpia me e madhe e futbollit, FIFA ka zbuluar listën e kombëtareve për muajin mars.

Ekipi kombëtar i Shqipërisë ka lëvizur një pozitë më poshtë në ranglistën e FIFA-s dhe tani radhitet në pozitën e 62-të.

Shqipëria tani i ka katër pikë më pak se në ranglistën e kaluar dhe radhitet një vend më poshtë.

Para dy ndeshjeve të zhvilluara gjatë muajit mars, Shqipëria kishte qenë në pozitën e 61-të me 1372 pikë, ndërsa tani kuqezinjtë radhiten në pozitën e 62-të, me 1368 pikë.

Ndeshjet e marsit, ekipi kombëtar i Shqipërisë i filloi me disfatë me rezultat 2:0 ndaj Turqisë. Kjo ishte ndeshja e parë në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020. Pas kësaj disfate, trajneri Christian Panucci e humbi vendin e tij të punës.

Ndeshja e radhës ishte një fitore bindëse për Shqipërinë, me rezultat 3:0 ndaj Andorrës. Megjithatë, ajo nuk mjaftoi që Shqipëria ta ruajë pozitën e saj në ranglistën e FIFA-s apo ta përmirësojë atë.

Komento: