FIFA bën kërkesën për t’u përdorur 5 zëvendësime.
FIFA po merr të gjitha masat e nevojshme që lojtarët ta kenë më të lehtë rifillimin e sezonit.
Pas përhapjes së pandemisë Covid-19/koronavirusit, bota e sportit (por jo vetëm) pësoi një goditje të rëndë.
Aktivitetet sportive janë suspenduar pothuajse në të gjitha vendet e botës, por tashmë kanë filluar planet për rikthim në fusha e parkete.
Sa i përket futbollit, FIFA ka bërë së fundmi një kërkesë që skuadrat të përdorin nga pesë zëvendësime. Kjo do të ndihmonte në shmangjen e lëndimeve dhe lodhjen më të pakët, duke pasur parasysh se pritet të luhet një ndeshje në tri ditë, për skuadër.
Propozimi i FIFA është dërguar në IFAB (Asociacioni Internacional i Bordeve të Futbollit), përcjell lajmi.net. IFAB kontrollon ligjet e lojës.
Zëvendësimet duhet të bëhen në tri faza maksimumi, plus të përfshihet intervali i pjesës së parë.
Mbetet të shihet se si do të vendoset sa i përket kësaj kërkese të FIFA, që tashmë është bërë edhe formalisht.