FIFA me video për të falënderuar mjekët për punën që po bëjnë në kohën e pandemisë.
Në video shfaqen legjenda dhe yje të futbollit – si Pele, Diego Maradona, Iker Casillas, Harry Kane, Gianluigi Buffon, Kaka, Zinedine Zidane, Sergio Ramos, Gerard Pique e David Beckham – duke duartrokitur, transmeton Gazeta Express.
Duartrokitjet për mjekët janë bërë zakon kudo në botë, pasi fillimisht kishte nisur në Itali, ku na ballkonet njerëzit kishin duartrokitur mjekët, pasi që ata po përballen me luftën kundër virusit Covid-19 çdo ditë, përderisa të tjerët po vetizolohen nëpër shtëpi.
Tani, FIFA e ka bërë të qartë mirënjohjen për punën që po e bën stafi mjekësor në këtë periudhë, përmes një video ku shfaqen rreth 50 lojtarë aktuale dhe legjenda të futbollit, përfshirë këtu mesfushorin legjendar David Beckham.
“Si futbollistë, ne jemi mësuar të na duartrokasin neve, por, tani, ne duhet ta përdorim këtë mundësi për ta treguar mirënjohjen tonë për njerëzit e shumtë që po e rrezikojnë veten për të na mbrojtur neve”, ka thënë Beckham.
“Ju jeni heronjtë e humanitetit dhe ne duam t’ua dëshmojë se e gjithë bota e futbollit ju mbështet juve dhe gjithçka që ju po bëni për ta na mbrojtur neve”.