Fifi ‘harron’ qe është shtatzënë, gati po ‘thyhet’ në bel për t’i realizuar këto fotografi!

19:43 | 05 Janar 2023

Filloreta Raçi e njohur si Fifi, vazhdon të jetë njëra nga emrat më të komentuar në mediat rozë.

Ndonëse, tashmë ka kohë që është pjesë e skenës muzikore, Fifi llogaritet si njëra nga artiset më të nga publikuar, shkruan ORAinfo.

Sezoni veror ka qenë i stërngarkuar me koncerte e ndeja, të cilat këngëtarja shpesh herë i ka postuar edhe në rrjetet e saj sociale.

Gjithsesi, përveç punës profesionale, ajo është komentuar shumë edhe për jetën private.

Tashmë, ajo është me e lumtur se kurrë në krah të Adis Patushit.

E tani Fifi ka zbuluar se po bëhet nënë.

Ajo këtë e ka konfirmuar ditë me parë duke ekspozuar barkun e rrumbullakët.

Fifi ka publikuar disa imazhe ku shfaqet goxha provokuese.

E për t’i realizuar këto fotografi, Fifi ka ‘harruar’ qe është shtatzënë , pasi gati po ‘thyhet’ në bel. /ORAinfo/

Komento: