Fifi ishte mbrëmë në Big Brother Vip Kosova, a ju ka rënë në sy veshja e saj interesante?

19:48 | 21 Janar 2023

Fifi është ndër këngëtare më të dashura dhe më të përfolura në publik.

Ajo vazhdimisht publikon projekte të reja, që rezultojnë shumë të suksesshme, përcjell ORAinfo.

Fifi ishte bërë shumë personazh i përfolur gjatë qëndrimit në Big Brother Vip Albania.

E pas daljes nga aty, ajo u lidh me biznesmenin nga Shqipëria, Adis Palushin.

Dashurin e tyre, ata tani po e konkretizojnë me sjelljen në jetë të një fëmijë.

Kohë me parë Fifi ka konfirmuar se është shtatzënë dhe po pret të bëhet nënë për herë të parë.

E mbrëmë Fifi është futur për të kënduar brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova.

E ajo që ka marrë gjithë vëmendjen është veshja e saj. Një setër e gjatë, ka qenë veshja interesante në të cilën shfaqet e veshur Fifi brenda shtëpisë me të famshme në Kosovë.

Ja si dukej ajo pak para se të hynte brenda BBVK. /ORAinfo/

Komento: