
Filloreta Raçi e njohur si Fifi, vazhdon të jetë njëra nga emrat më të komentuar në mediat rozë.
Ndonëse, tashmë ka kohë që është pjesë e skenës muzikore, Fifi llogaritet si njëra nga artiset më të nga publikuar, shkruan ORAinfo.
Sezoni veror ka qenë i stërngarkuar me koncerte e ndeja, të cilat këngëtarja shpesh herë i ka postuar edhe në rrjetet e saj sociale.
Gjithsesi, përveç punës profesionale, ajo është komentuar shumë edhe për jetën private.
Tashmë, ajo është me e lumtur se kurrë në krah të Adis Patushit.
E kjo lumturi po reflekton edhe në pamjen e Fifit.
Këngëtarja se fundmi ka publikuar një foto ku shfaqet e rregulluar bukur dhe e veshur me stil.
Në këtë pamje ajo që bie në sy janë vathët e mëdhenj të këngëtares me një stil në formë gjarpri.
Kaq joshëse po duket ajo në këtë imazh. /ORAinfo/

