Fifi qan gjatë një lidhje ‘live’ në rrjetet sociale, shfaqet në gjendje të rënduar emocionale

13:47 | 06 Dhjetor 2025

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fifi, u shfaq sot në një transmetim live në Instagram, ku fillimisht hyri për të folur rreth pjesëmarrjes së saj në edicionin e 64-të të Festivalit të Këngës në RTSH. Ajo konkurron këtë vit së bashku me Tiri Gjocin me këngën “Rri”, një projekt që ka marrë vëmendje të madhe dhe pëlqyeshmëri të konsiderueshme nga publiku.

Megjithatë, gjatë transmetimit, Fifi u duk në një gjendje të rënduar emocionale dhe nuk arriti t’i mbante lotët. Në mes të fjalës, ajo shpërtheu në të qarë, duke lënë të nënkuptohet se po përballet me presione të forta në kuadër të festivalit. Sipas saj, ka një “orkestrim” të caktuar që po i krijon pengesa dhe ngarkesë të panevojshme.

Situata u rëndua edhe më shumë kur në komente u përmend djali i saj, gjë që e goditi në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe e bëri të humbasë qetësinë. Me zërin që i dridhej, ajo shprehu dhimbjen dhe shqetësimin e një nëne që sheh se në debate apo kritika po përfshihet pa të drejtë edhe fëmija i saj.

“Çka ju ka ba djali jem, kujna jam t’ja prish balancën në festival?”, u shpreh ajo mes lotësh, duke bërë një apel të fortë ndaj ndjekësve dhe publikun që mos ta përziejnë djalin e vogël në çështje që lidhen me artin e saj.

Momenti ndjeu shumë reagime nga fansat, të cilët e mbështetën dhe i kërkuan të fokusohej vetëm te muzika dhe performanca e saj në festival. Fifi dhe Tiri pritet të ngjiten në skenën e Festivalit të Këngës me një nga duetet më të komentuar të këtij edicioni.

Komento: