Fifi sërish e dashuruar? “E dua me…”

16:33 | 17 Shtator 2021

“E dua me…” Fifi sërish e dashuruar?

Fifi është njëra ndër këngëtaret më të dashura por mbi të gjitha më të veçantat që tregu muzikor shqiptar ka.

Këtë e ka dëshmuar vet ajo duke qenë kështu shumë ndryshe nga çdo artist tjetër, shkruan Kosovarja.

Fifi është një vajzë shumë modeste dhe pa komplekse e kjo e ka bërë atë të jetë akoma më afër njerëzve që e duan dhe e suportojnë këngëtaren.

Ndërkaq këngëtarja komentohet shumë edhe për jetën private, prandaj çdo postim i saj në rrjete sociale që kanë ndonjë kuptim në lidhje me dashurinë kthehet në lajmin e ditës dhe komentohet nga të gjithë.

Kjo ka ndodhur edhe së fundmi me disa foto që këngëtarja ka postuar në llogarinë e saj në Instagram.

Fotot ishin mjaft të bukura dhe Fifi po duket më në formë se kurrë, por kjo nuk ishte i vetmi fakt që morri vëmendjen, mbishkrimi përkrahë saj ka rënë në sy.

“E dua me…Zemër në duar.” Se çfarë donte të thoshte ajo kjo ende nuk dihet.

Komento: