Fifi vjen me një këngë të re – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Fifi vjen me një këngë të re

18:27 | 22 Korrik 2019

Edhe një këngë e re po vjen nga Fifi.

Filloreta Raçi – Fifi gjatë kësaj kohe ka qenë mjaft e angazhuar në projekte të reja.

Këngëtarja nga Ferizaji ka paralajmëruar edhe një projekt tjetër, i cili pritet të prezantohet para fansave gjatë ditëve në vijim.

Kjo është bërë e ditur nga vet artistja përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në InstaStory.

“Në këto dy ditët në vazhdim pretendoj të nxjerr edhe një këngë tjetër timen. Po mendoj që pasnesër është fiks. Shqipe me krena, së shpejti”, ka shkruar mes tjerash 25-vjeçarja.
Theksojmë që Fifi javën e kaluar solli këngën e re “Indiane”, ndërsa ky projekt ishte më ndryshe ngaqë ishim mësuar.

Në ndërkohë, presim të shohim se çfarë ka përgatitur Fifi këtë herë për admiruesit e muzikës së saj.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!