Fifi zbulon se nga cila sëmundje vuan

13:17 | 21 Gusht 2021

Ajo cilësohet si njëra nga këngëtaret më të dashura për publikun.

Fifi ka nisur pushimet verore në jug të Shqipërisë e teksa ka pak më shumë kohë të lirë, ka vendosur të zhvillojë një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram.

Këngëtarja zbuloi dje se gjatë jetës së saj ka kaluar ankth apo gjendje depresioni, por shtoi se tashmë është mësuar të jetojë me këtë gjë.

“Ke kalu ndonjëherë episode ankthi ose depresioni?”, ishte pyetja që iu drejtua, së cilës artistja iu përgjigj: “Po kam kalu dhe normal që ka pasoja ajo gjëja… Mu m’ka lanë takikardinë ama kjo është e veçanta jem dhe e kontrolloj unë atë, jo ajo mu… Nuk përballoj dot emocione të forta as negative, as positive… e prapë jam e lumtur që mund të dashuroj pa kontroll”.
Një tjetër ndjekëse e pyeti Fifin.

“A do ktheheshe pas në kohë… edhe pse?”.
Këngëtarja iu përgjigj në formë të prerë: “Absolut jo! Koha më ka bërë këtë që jam dhe jam shumë mega e lumtur me veten kështu si jam”.

Pak ditë më parë, artistja mori komente të ndryshme në lidhje me peshën trupore, ku ndjekësit i vinin në pah faktin se ka shtuar sërish në peshë pas shumë përpjekjeve për t’u dobësuar.

E lodhur nga gjithë këto mesazhe, Fifi iu përgjigj të gjithëve publikisht duke shkruar në Instastory: “A e di sa mesazhi më vjen me këtë lloj komenti. Ç’punë keni me a kam shtuar apo kam hequr. A mos jeni duke më mbajtur në shpinë? Apo po ua ha bukën? Se na lodhët. Tmerr.”.

Për më tepër, artistja ka ndarë foto me bikini nga pushimet që po kalon dhe duket se ndihet shumë mirë me veten si brenda, ashtu edhe jashtë.

Komento: