“Fillimi i diçkaje të bukur”, Adriana Matoshi me të dashurin shfaqen më të lumtur se kurrë

23:04 | 08 Janar 2021

Aktorja e njohur, Adriana Matoshi dhe Keith Groenveld po shijojnë momente shumë të bukura të lidhjes së tyre.

Gjatë tërë këtyre kohëve, dyshja kanë ndarë fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria e tyre.
Së fundmi, Keith ishte ai që vendosi të shpërndajë një imazh, ku shihet i lumtur duke darkuar me të dashurën.

“Fillimi i diçkaje të bukur. Mbrëmjen e ditëlindjes sime, Zoti më dhuroi një dhuratë të mrekullueshme, dhe ishe ti”, u shpreh futbollisti kundrejt aktores.

Çifti u shfaq me veshje elegante, derisa ngrënin dolli për dashurinë dhe momentet e kaluara së bashku.

Në po të njëjtin postim nuk mundoi as edhe komenti i Adrianës, e cila nuk i kurseu fjalët e ëmbla për të.

Komento: