Fillimisht tentoi ta godiste me veturë, e më pas shtiu dy pl’umba- Detaje të tjera tronditëse për policin në Pejë që u su’lmua me ar’më zjarri

21:08 | 17 Dhjetor 2024
fillimisht-tentoi-ta-godiste-me-veture,-e-me-pas-shtiu-dy-pl’umba-detaje-te-tjera-tronditese-per-policin-ne-peje-qe-u-su’lmua-me-ar’me-zjarri

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin që sulmoi me armë zjarri policin pasditen e së martës pranë stacionit policor të Pejës.

Siç thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, i dyshuari për veprat penale “vrasje e rëndë në tentativë” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” kishte tentuar ta godas me veturë policin, shkruan Insajderi.

Siç e përshkruan Policia, zyrtari policor e ka shmangur atë, ku më pas nga dritarja e veturës i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

Njoftimi i Policisë së Kosovës:

Sot me datё 17.12.2024, rreth orёs 16:03, deri sa zyrtari Policor ishte duke kaluar zebrat nё rrugёn “ Mbreteresha Teutё”, “Përball Policisё”, ka ardhur njё veturё me targa vendore, duke tentuar ta godas me automjet zyrtarin Policor, zyrtari Policor iu ёshtё shmangur goditjes nga kjo veturë, i dyshuari gjatё levizjёs nga dritarja e automjetit ka shtёnё me armё zjarri dy (2) herё nё drejtim tё zyrtarit Policor, mirëpo fatmirësisht zyrtari Policor nuk ёshtё lënduar nga kёto tё shtёna. Personi i dyshuar ёshtё larguar me shpejtёsi tё madhe me veturёn ne fjalё.

Policia menjëherë ka reaguar mes tjerash ka bёrё sigurimin e vendit tё ngjarjёs, aty janё gjetur dhe sekuestruar dy (2) gëzhoja tё kalibrit 7.65mm.

Stafi menagjues i Drejtorisё Rajonale tё Policisё nё Pejё, hetuesit e Sektorit Rajonal pёr Hetime, Hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, Njёsia pёr reagim tё shpejtё dhe njësi tjera përkatëse, janё vёnё nё kërkim tё personit tё dyshuar, pas njё pune intensive operativo-hetimore, mes tjerash janё realizuar tri (3) bastisje nё lokacione tё ndyshme. Rreth orёs 18:25, ёshtё arritur te arrestohet i dyshuari i këtij rasti, ёshtё sekuestruar arma e cila dyshohet qё ёshtё përdor nё rast, poashtu ёshtё sekuestruar edhe vetura e cila ёshtё përdorur nё rast.

Tё gjitha veprimet janё marrё ne koordinim me Prokurorin e shtetit, i dyshuari pas intervistimit me vendim te Prokurorit tё shëtit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё, ndërsa rasti cilësohet “Vrasje e Rёndё nё Tentativë” dhe “ Mbajtje nё Pronësi, Kontroll ose Posedim i Paautorizuar i Armëve”

Komento: