Filloi shitja e biletave për ndeshjen finale të Kupës së Kosovës, FFK tregon çmimin

17:49 | 22 Maj 2019

Të premtën që vjen do të zhvillohet ndeshja finale e sezonit 2018-2019 në futbollin e Kosovës.

Në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës, me Feronikelin që takohet me KF Trepçën ’89.

Federata e Futbollit të Kosovës përmes një komunikate ka njoftuar për çmimet e biletave dhe pikat e shitjes së tyre.

Njoftimi i FFK-së:

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se sot pas orës 15:00 do të nisë shitja e biletave për ndeshjen finale të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll, ndërmjet Trepçës’89 dhe Feronikelit, e cila do të zhvillohet të premten në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Çmimet e biletave janë si vijon: Lindje dhe Perëndim 3 euro, derisa tribuna VIP, 5 euro.

Biletat mund t’i blini në tri qytete në tri pikat e mëposhtme të IPKO-s:

Drenas: Pika e shitjes në rrugën “Shaban Shala Nr.43”, info: Donika Prenku 049700790

Prishtinë: Pika e shitjes në rrugën “Perandori Justinian” nr.16: info: Gresa Jasiqi 049700490

Mitrovicë: Pika e shitjes në rrugën “Bulevardi Shemsi Ahmeti 24”. info: Alban Konjusha 049700878

Komento: