Shtatë garues nga Kosova në botërorin e xhudos që nisi sot.
Këtë të diel ka nisur kampionati botëror në xhudo që po zhvillohet në Doha të Katarit, po transmetohet në platformën Artmotion, tek kanalet e sportit.
99 shtete po marrin pjesë e në total 657 atletë nga mbarë bota.
Kosova përfaqësohet nga Distria Krasniqi dhe Erza Muminoviq në 52kg, Nora Gjakova dhe Flaka Loxha në 57kg, Laura Fazliu 63kg, Akil Gjakova 73 kg dhe Loriana Kuka që garon në kategorinë 78kg.
Botërori i xhudos në Doha ka nisur me datë 7 maj dhe përfundon më 13 të po këtij muaji.