Fillojnë bisedimet e Rusisë me Ukrainën, kjo është kërkesa urgjente e palës ukrainase

11:50 | 28 Shkurt 2022

Këshilltari i presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podolyak ka thënë se bisedimet me Rusinë në Bjellorusi kanë filluar, sipas Reuters.

Takimi do të fokusohet në arritjen e një armëpushimi të menjëhershëm dhe tërheqjen e forcave ruse, tha në një deklaratë më herët presidenca ukrainase, shkruan skynews.

“Ukraina do të kërkojë armëpushim”.

Delegacioni, i cili mbërriti në rajonin e Gomelit me helikopter, përfshin edhe ministrin ukrainas të mbrojtjes Oleksii Reznikov.

Komento: