Fillojnë grevën punëtorët e ATK-së, këto janë kërkesat e tyre

10:43 | 14 July 2021

Punëtorët e ATK-së fillojnë grevën, këto janë kërkesat e tyre.

Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës sot ka hyrë në grevë. Kërkesat e tyre janë krijimi i kushteve të punës, propozim-ndryshimi i statusit të ATK-së e kompensimet e ndryshme.

Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës ka filluar grevën 3 orëshe (09:00 – 12:00), duke i ndërprerë të gjitha shërbimet për tatimpaguesit.

Kjo grevë është vazhdimësi e grevës paralajmëruese të mbajtur në muajin maj të këtij viti.

Greva është thënë se do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të këtyre punëtorëve.

Kërkesat e punëtorëve të ATK-së mbeten të njëjta: Krijimi i kushteve të punës, propozim-ndryshimi i statusit të ATK-së, kompensimet e ndryshme e të tjera.

Pas përfundimit të grevës pritet të ketë konferencë për media.

Komento: