Fillojnë hetimet për Messin

22:24 | 07 Maj 2021

Lionel Messi mund të dënohet shkaku i shpërfilljes së masave anti-COVID-19.

Në mediat spanjolle ka dalë një lajm ku thuhet se Lionel Messi mund të dënohet shkaku i shpërfilljes së masave anti-COVID-19.

Messi thuhet se ka shpërfillur masat anti-COVID-19 të Katalonisë për të organizuar një “barbecue” me familjarë dhe miq.

Tani organet kompetente kanë hapur një hetim lidhur me rastin dhe Messi mund të dënohet shkaku i kësaj ngjarje.

Sipas TV3, argjentinasi mund të dënohet me një shumë parash, dhe jo vetëm ai por të gjithë pjesëmarrësit e ngjarjes së asaj dite.

Komento: