Fillojnë homazhet për Nexhmije Pagarushës

10:25 | 09 Shkurt 2020

Kanë filluar homazhet për bilbilin e këngës, Nexhmije Pagarushën.

Në Teatrin Kombëtar, kanë filluar homazhet për Nexhmije Pagarushën.

Homazhet po përcillen nën tingujt e këngëve të saj.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në nderim të jetës dhe veprës së artistes së madhe, Nexhmije Pagarusha, ka vendosur që ditën e varrimit të saj, 9 shkurtin ta shpall ditë zie shtetërore në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Komento: