Një komision ndërministror ka vizituar Prekazin për të bërë vlerësimin e gjendjes së kompleksit memorial “Adem Jashari”.
Miratimi i ligjit për këtë kompleks në tetor të vitit të kaluar ka hapur rrugë që të bëhet një projekt i detajuar për ruajtjen dhe konservimin e kullave dhe hapësirave tjera.
Kjo është mirëpritur nga përfaqësuesit e familjes Jashari.
Në këto kulla nuk u intervenua asnjëherë për t’i ruajtur ato ndërsa punimet pritet të fillojnë në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2019.