Fillojnë inspektimet në kompleksin memorial në Prekaz – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Fillojnë inspektimet në kompleksin memorial në Prekaz

21:48 | 25 Janar 2019


Një komision ndërministror ka vizituar Prekazin për të bërë vlerësimin e gjendjes së kompleksit memorial “Adem Jashari”.

Miratimi i ligjit për këtë kompleks në tetor të vitit të kaluar ka hapur rrugë që të bëhet një projekt i detajuar për ruajtjen dhe konservimin e kullave dhe hapësirave tjera.

Kjo është mirëpritur nga përfaqësuesit e familjes Jashari.
Në këto kulla nuk u intervenua asnjëherë për t’i ruajtur ato ndërsa punimet pritet të fillojnë në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2019.

Komento: