Fillojnë korrje-shirjet në Gjilan

20:01 | 05 Korrik 2024
fillojne-korrje-shirjet-ne-gjilan

Komuna e Gjilanit përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka filluar korrje-shirja e grurit në trevat e kësaj komune.

Sipas njoftimit, Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Bajram Isufi, bashkë me zyrtarë të tjerë kanë parë nga afër fillimin e korrjes në fshatin Nasalë të Gjilanit, tek fermeri Nexhmedin Selimi.

“Si komision komunal, do ta mbikëqyrim dhe do t’i monitorojmë korrje-shirjet, do të jemi pranë fermerëve dhe kombajnerëve. Shpresoj që ky vit të jetë më i mirë dhe të ketë më shumë bereqet”, tha Isufi.

Drejtori i Bujqësisë i premtoi fermerëve rritjen e mbështetjes për ta, me të gjitha kapacitetet komunale.

Ndërsa fermeri Nexhmedin Selimi, i cili ka 9 hektarë me grurë ka nisur me korrjen.

“Me rendimentin jemi të kënaqur, ku një hektarë sjell mbi 5 tonë”, tha Selimi.

Sipas tij, sivjet nuk kanë pasur dëme nga shirat dhe kjo është arsye e rezultateve të mira të rendimentit.

Komento: