Fillojnë me të bërtitura: Eskalon situata mes Arjolës dhe Palomës

22:01 | 19 Tetor 2021

Eskalon situata mes Arjolës dhe Palomës, konkurrentet fillojnë me të bërtitura.

Paloma dhe Arditi kanë sqaruan diskutimin për seksualitetin e Arditit.

Paloma dhe Arditi po sqaronin diskutimin e tyre pasi gazetarja e njohur shqiptare e pyeti Arditin sot se a është “gay” ai, shkruan lajmi.

Sipas banorëve Paloma po ndryshonte fjalët e saja dhe ajo po bënte një lojë të ‘pistë’ dhe po e përdorte seksualitetin e Arditit për të marrë vëmendje të publikut.

Arjola iu bashkangjit debatit derisa Paloma tha se ajo nuk do ta ofendonte Arditin në asnjë mënyrë pasi ajo kishte familje vetë dhe kjo ishte arsyeja që bëri Arjolën të ‘shpërthente’ në të bërtitura duke i thënë se ishte pikërisht kjo arsyeja se përse Paloma nuk do të duhej të bënte atë pyetje.

Arjola iu drejtua Palomës duke i thënë se a e mendon ajo se si ndihet familja e saj me sjelljet e Palomës kundrejt Arditit.

Komento: