Fillojnë përgatitjet për pushime verore

16:27 | 07 May 2020

Tashmë duket se kanë filluar përgatitjet për pushime verore.

Shumë afër sezonit të pushimeve verore, miliona qytetarë evropianë nuk dinë ende si t’i organizojnë pushimet e tyre, dhe ende nuk e dinë nëse për këtë vit do të duhet të braktisin plazhet.

Sidoqoftë, të mbytësh shpresat që tani mund të jetë një zgjedhje e nxituar.

Greqia në fakt po mendon për një plan për të rihapur turizmin që nga 1 korriku. Ministri grek i turizmit, tha se ministria që ai drejton dhe ekipi i emergjencës shëndetësore është duke punuar me protokollet mjekësore që duhet të ndjekin turistët që duan të vizitojnë Greqinë, por me të gjitha gjasat do t’ju kërkohet rezultati negative i të paktën një testimi.

Dhe ndërsa pritet që BE të përcaktojë udhëzimet e nevojshme të rihapjes për destinacionet turistike, Greqia ashtu si dhe vendet e tjera të Europës Jugore, po përpiqet në mënyrë të shpëtojë sektorin e turizmit nga kolapsi total.

Në veri të Adriatikut Kroacia po dërgon mesazhe të qartë dhe qetësues për pushuesit në të gjithë Evropën. Autoritetet e vendit kanë vendosur të rihapin plazhet e Kroacisë pa asnjë ndalim dhe vetëm me masa paraprake. Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, tha se “plazhet do të jenë të hapura për turistët këtë verë pavarësisht nga pandemia e koronavirusit”. Kroacia propozon krijimin e një certifikate të rrezikut zero ose të reduktuar nga infeksioni i koronavirusit gjë që prek jo vetëm turistët, por edhe ambientet e pritjeve turistike.

Teksa Unioni Europian së shpejti do të nxjerrë udhëzime për të gjitha shtetet anëtare, rihapja e kufijve do të vendoset individualisht nga vetë shtetet.

Komento: