
Po zhvillohet ndeshja finale e Ligës së Kampionëve në mes të Tottenham dhe Liverpool.
Finalja e Ligës së Kampionëve e cila po zhvillohet në Madrid, në ‘Ëanda Metropolitano’, pati një fillim mjaft dinamik.
Skuadra e Liverpool arriti të krijonte epërsinë qysh në minutën e dytë të këtij takimi, pas një pakujdesie në mbrojtjen e Spurs.
Moussa Sissoko ishte lojtari i cili pati një kontakt me dorë në zonën e tij, për tu akorduar penallti në favor të Liverpool.
Edhe pse VAR-i është prezent në Ligën e Kampionëve, nuk pati ndonjë reagim nga dhoma e teknologjisë për tu anuluar vendimi.
Por, tifozët e futbollit kanë nisur reagimet e tyre në rrjetet sociale, duke publikuar fotografi ku kontestohet loja me dorë.
Shikoni më poshtë fotografitë dhe vlerësojeni vet nëse ishte apo jo penallti. /Lajmi/
