Fillojnë reduktimet e ujit në Prishtinë

21:02 | 15 Gusht 2020

Kanë filluar reduktimet e ujit në Prishtinë.

Nga sot deri më 15 shtator në Prishtinë do të ketë reduktime të ujit. Ky vendim është marr nga Ujësjellësi rajonal Prishtina, për shkak të thatësisë. Nga kjo ndërmarrje kanë treguar për T7, se sa ka rënë niveli i ujit në liqenet akomuluese.

Bunarin e kishte bërë vetëm për t’i ujitur të mbjellat.

Por nga kjo e shtune, Faik Mehmeti nga Vranjevci i Prishtinës këtë bunar do të detyrohet ta përdorë edhe për pije.

Këtë veprim ai dhe familja e tij duhet ta bëjë për shkak se kanë filluar edhe reduktimet e ujit.

Ai shton se deri tani furnizimi ka qenë i mirë, dhe se për gjithçka janë informuar nga ujësjellësi.

Reduktimet në Prishtinë dhe përreth do të fillojnë nga kjo e shtune dhe do të zgjasin për një muaj.

Reduktimet po bëhen me shkas.

Sipas, kryeshefit të ujësjellësit, Sokol Xhafes janë detyruar ta marrin këtë vendim për shkak se në dy liqenet akomuluese ka rënë dukshëm niveli i ujit.

Gjendja me reduktimet me ujë pritet të rregullohet në mesin e shtatorit.

Komento: