Fillon aplikimi për 10 përqindëshin, kështu mund ta plotësoni formularin

16:16 | 11 Dhjetor 2020

Nis aplikimi për 10 përqindëshin, kështu mund ta plotësoni formularin

Është hapur aplikimi për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve nga Fondi i Kursimeve Pensionale.

Të gjithë kontributdhënësit që dëshirojnë të aplikojnë për tërheqjen e kursimeve, këtë mund ta bëjnë në këtë link.

Ndërkohë, mënyrën se si duhet të plotësohet formulari, e kanë sqaruar ditë më parë nga Trusti, përmes një videoje.

Ndryshe, pak para hapjes së aplikimit, Njësia Nacionale për Siguri Kibernetike ka dalë me një paralajmërim.

Përmes një postimi në llogarinë zyrtare, KOS-CERT ka udhëzuar qytetarët që të kenë kujdes gjatë aplikimit online.

Komento: