Ministria e Infrastrukturës njofton se kanë rifilluar punimet e asfaltimit të shtresës së parë të asfaltit në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë, në fshatin Penuh.
Me fillimin e vendosjes së kësaj shtrese i pranishëm ishte edhe zëvendësministri i Mjedisit, Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi dhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Gjatësia e këtij asfaltimi do të jetë 960 metra.
Ndërsa, deri më tani në këtë rrugë janë asfaltuar 2,840 metra në të dy korsitë.