Fillon edicioni i 40-të i gjuhës shqipe, reagon ambasadori Abbott

23:06 | 15 Gusht 2022

Fillon edicioni i 40-të i gjuhës shqipe, reagon ambasadori Abbott

Ka filluar seminari i gjuhës dhe letërsisë shqipe.
Të hënën u hap seminari i gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare ku kishte pjesëmarrës edhe nga vendet fqinje.
Nisi qysh në orët e mëngjesit të së hënës.

Seminari i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare po mban edicionin e 40-të këtë vit.

Fjalimin që gjatë hapjes do të duhej ta bënte kryeministri, e bëri ministrja e arsimit Arbërie Nagavci.

Për rëndësinë që ka ky seminar foli edhe ambasadori britanik Nicholas Abbott.

Vështirësitë që u hasën për organizimin e këtij seminari i tregoi rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti.

Pjesë e hapjes së edicionit të 40-të ishin edhe përfaqësues të Fakultetit të Tiranës.

Seminari do të jetë i hapur deri me 26 gusht.

Komento: