Sindikata e PTK-së fillon grevën.
Ka filluar greva e Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, e paralajmëruar kundër vazhdimit të kontratës me Z-Mobile.
Drejtuesit e FSP-PTK patën paralajmëruar se nëse vendimi për marrëveshjen me Z-Mobile nuk do të bëhej publike, ashtu siç kishte paralajmëruar edhe shefi ekzekutiv i PTK-së se nuk do të vazhdohej, të njëjtit do të futeshin në grevë.
Kjo sipas tyre, është edhe kërkesë që të mos lejohet vazhdimi i ekzekutimit të borxhit të Arbitrazhit për përmbarim.
Grevën e ka konfirmuar për Express, krye shefi i Sindikatës së punëtorëve të Telekomit të Kosovës, Lamih Balaj.
I njëjti beson se vendimi për 25 milionët nuk do të ekzekutohetm, derisa me 23 korrik është formuar këshilli i grevave për organizimin e grupimin e punëtorëve.
Në faqen zyrtare të sindikatës, janë bërë publike edhe fotografitë e punëtorëve që momentalisht janë në grevë.
Dje u raportua në media se ka gjasë që të vazhdohet kontrata me kompaninë e Devollëve, Z-Mobile, derisa, këta të fundit e kanë dërguar në përmbarim kompaninë publiek Telekom për borxhin e arbitrazhit.