Fillon intervistimi i komisionerëve në Drenas nën dyshimin për manipulim të votave

11:56 | 09 Shkurt 2026
fillon-intervistimi-i-komisionereve-ne-drenas-nen-dyshimin-per-manipulim-te-votave

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka nisur intervistimin e anëtarëve të Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, konkretisht për Qendrën Komunale në Drenas.

Sipas njoftimit zyrtar, këto veprime po zhvillohen në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe në kuadër të hetimeve intensive që janë duke u zhvilluar. Hetimet lidhen me dyshimet për keqpërdorime gjatë procesit të numërimit të votave të kandidatëve të subjekteve politike.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, në koordinim me Policinë e Kosovës, do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore dhe hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, thuhet në njoftim.

Komento: