Fillon lëvizja e kamionëve në drejtim të Malit të Zi

15:26 | 29 Janar 2026
fillon-levizja-e-kamioneve-ne-drejtim-te-malit-te-zi

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se ka filluar qarkullimi i kamionëve në drejtimet të Malit të Zi.

“Ju njoftojmë se kanë filluar lëvizjet e kamionëve në drejtim të Malit të Zi, pasi që është hequr bllokada në Malin e Zi”, thuhet në njoftim.

QKMK kanë lënë dhe numrin për qytetarët që duan t’i kontaktojnë para se t’ia mësyjnë kufirit.

Numrat +38345198000, +38345198606 ose në numrin pa pagesë 080050095”.

Komento: