
AS zbulon tjetër skenar: Fiksohet Abrahamovic, sfidon PSG-në për Leo Messin
Leo Messi është dëshira e shumë klubeve, por pak e kanë mundësin ta transferojnë argjentinasin e kthyer në një legjendë te Barcelona.
PSG duket se është klubi i favorizuar dhe trajneri Maurizio Pochettino e ka thënë hapur që po e shqyrtojnë si një mundësi.
Në garë, sipas AS, është futur edhe Chelsea. Veç Romelu Lukakut, kampionët në fuqi të Europës duan të bëjnë goditjen e madhe.
Presidenti Roman Abrahamovich kërkon të takohet me përfaqësuesit e Messit dhe të flasë për mundësinë e një marrëveshje.
Me Manchester City jashtë gare, pasi transferuan për 100 milion sterlina Jack Grealisht, Chelsea po tenton të arrijë te Messi, edhe pse e dinë që PSG është një hapa para tyre.
Gjithsesi londinezët duan të dëgjojnë kërkesat e sulmuesit argjentinas dhe më pas të marrin një vendim nëse do bëjnë një ofertë.