Fillon mbledhja e Kryesisë së LDK-së, diskutohet për koalicionin me Vetëvendosjen

14:27 | 21 January 2020

Ka nisur mbledhja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kryetari i partisë Isa Mustafa, pas takimit me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë Nicholas Abbot ka thënë se ambasadat e huaja në Kosovë janë të interesuara që Qeveria të formohet sa më shpejt.

Mustafa tha se për këtë çështje do të diskutojnë në mbledhjen e kryesisë.

Kujtojmë se LVV e LDK ende nuk e kanë bërë të qartë nëse do të formojnë ose jo koalicionin qeverisës.

Çështja që po konsiderohet problematike për arritjen e marrëveshjes është posti i kryetarit të Kuvendit, të cilin e do LDK-ja deri në zgjedhjen e Presidentit. Se nuk do ta largojnë Glauk Konjufcën nga posti i kryetarit të Kuvendit e ka bërë të qartë edhe dje lideri i Lëvizjes Vetëvendosje i cili i ka deklaruar se nuk mund t’i kthehen çështjet para datës 6 janar.

Komento:
loading