Fillon mbledhja komemorative për Arianin, djalin e Nexhat Dacit

12:27 | 27 Janar 2019

Dje ndërroi jetë Arian Daci, Zëvëndësministri i Diasporës.

Në Teatrin Kombëtar ka filluar Mbledhja Komemorative në nderim të jetës dhe veprës së ish-zv.ministrit të Diasporës, Arian Dacit, i cili humbi jetën të shtunën si pasojë e një orteku në Brezovicë.

Ndërkaq nga ora 11:00, në hollin e Kuvendit të Kosovës janë mbajtur homazhe pranë arkivolit të Dacit.

Në homazhe kanë qëndruar familja e Dacit, e jetën dhe veprën e tij e kanë nderuar Kryeministri Haradinaj, Presidenti Thaçi, ministra, deputetë, e shumë qytetarë.

Arian Daci, 40 vjeçar, djali i vetëm i Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ka humbur jetën të shtunën në Brezovicë, pas një incidenti që kishte pasur me një ortek bore, gjatë skijimit atje.

Ariani ishte i apasionuar pas skijimit derisa ishte pjesë e organizimeve të tilla në këtë fushë. Daci ishte Zëvendësministër i Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike derisa pas vetes ka lënë dy fëmijë.

Bashkë me Arianin në Brezovicë me rastin e aksidentit ishte me Ardian Bakallin, i cili ka shpëtuar. Për shkak të hetimeve që po zhvillohen në Brezovicë, për dy ditë, është mbyllur pista e skijimit.

Ndërkohë, ish-zëvendësministri i Diasporës, varroset sot në orën 13 në lagjen Arbëria, në Prishtinë, me nderime shtetërore

Komento: