Fillon ndërtimi i pritoreve në Prishtinë

16:08 | 10 Qershor 2020

Stacionet e autobusëve në Komunën e Prishtinës do të kenë pamje të re.

Krejt kjo falë punës që po bëhet për ndërrimin e pritoreve të vjetra me ato të reja.

Kryetari Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se çdo stacion do të ketë panele informuese dhe orarin e autobusëve.

“Filluam ndërrimin e krejt pritoreve në komunën tonë. Çdo stacion do të ketë panele informuese dhe orarin se për sa minuta vjen një autobus”, shkruan Ahmeti në Facebook.

Komento: